Home Aktualitet Agim Kajmaku në arrati, Lleshaj: Ndjej keqardhje për Policinë, nuk e kanë arrestuar

Agim Kajmaku në arrati, Lleshaj: Ndjej keqardhje për Policinë, nuk e kanë arrestuar

nga Albina Hoxhaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në emisionin “Open” ka deklaruar se ndjen keqardhje për Policinë që nuk ka mundur ende të arrestojë Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakun e  Vorës. Lleshaj ka deklaruar se do të ketë përgjegjës për mos-arrestimin e Kajmakut.

Biseda:

Sandër Lleshaj: Një strukturë enkas për kërkimin e personave që i janë fshehur drejtësisë. Një strukturë e cila së shpejti anëtarësohet edhe në rrjetin europian të strukturave përkatëse me qëllimin që të mundësojmë kërkimin e personave  të tillë. Nëse keni vënë re, përditë po bëjmë thirrje nëpër mediet për personat që kanë barrë të rënda kriminale në kurriz, për kërkimin e tyre, me bashkëpunimin e qytetarëve  dhe medias që ata t’i vemë para përgjegjësisë. 

Anila Hoxha: Pse nuk arreston Policia Agim Kajmakun?

Sandër Lleshaj: Sepse nuk e ka kapur akoma, kalove tek Agim Kajmaku tani. Sa i përket Kajmakut nuk kam ndonjë gjë për të thënë. Ndjej keqardhje që nuk ka arritur ende Policia përgjegjëse atje të bëjnë detyrën dhe besoj që do mbajnë përgjegjësi për këtë strukturat përkatëse të Policisë atje. Nuk e kanë zgjdhur këtë çështje, duhet ta kishin zgjidhur. Por presim, kanë detyra të qartë dhe duhet të performojmë për këtë rast. Përmenda krititë ndaj Policisë dhe është ky rast. Kam kritika për këtë rast. 

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është në arrati që prej muajit nëntor 2019, bashkë me bashkëshorten e tij, madje edhe i biri ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asgjë prej tyre. Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij, në mënyrë që socialisti të përballet me drejtësinë. Ish-qytetari i parë i Vorës, u akuzua nga PD se prekej nga dekriminalizimi, pasi kishte fshehur në formularin për Dekriminalizimin, një arrestim të bërë në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!