Home Aktualitet Spaho: Paketa Anti KÇK, strategji e dështuar

Spaho: Paketa Anti KÇK, strategji e dështuar

nga Albina Hoxhaj

Gjatë qeverisë së Partisë Demokratike 285 grupe të strukturuara kriminale, prej të cilave 18 organizatat më të rrezikshme mafioze në vend, shkuan prapa hekurave të burgut”, deklaroi sot nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Në një deklaratë për mediet, Spaho u shpreh se, “Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla kanë nisur një strategji të dështuar për të na identifikuar ne me krimin, kur ata vetë ndajnë para dhe pushtet me krimin”.

“Ne nuk jemi njësoj me Edi Ramën. Ne nuk padisim në gjykatë asnjë ligj kundër krimit të organizuar, siç bëri Edi Rama në vitin 2009 me Ligjin Antimafia. Me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonin të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Edi Rama e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar”, tha ai.

“Sot, në qeverinë e Edi Ramës dhe të Taulant Balles, ata po fitojnë një nga e një lirinë, sepse drejtori i burgut dhe Kryetari i Bashkisë kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota”, u shpreh Sapho.

“Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën. Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit tendera, koncesione dhe pasuri publike”, u shpreh Spaho. /ata.gov.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!