Home Kronike Tentuan të kalonin vjehrrën e koleges me pasaportë false, SHÇBA pezullon 4 policë në Rinas

Tentuan të kalonin vjehrrën e koleges me pasaportë false, SHÇBA pezullon 4 policë në Rinas

nga Albina Hoxhaj

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga puna 4 policë. Sipas një njoftimi nga SHÇBA bëhet me dije se 4 efektivët e policisë në Rinas, kanë tentuar të kalonin një shtetase me pasaportë false. 

Sipas të dhënave për këtë rast, mësohet se këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Të pezulluar janë: Liri Sinakoli, Matilda Bilali, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka qenë efektivja Matilda Bilbili që tentoi të kalonte vjehrrën e vet me pasaportë false në drejtim të Aglisë. Ajo ka bashkëpunuar dhe me tre kolegët e saj, por nuk kanë arritur dot, pasi pakti mes tyre është dekonspiruar. 

NJOFTIMI I PLOTË  

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë:  L.S., me detyrë në DPPSH; M.B., me detyrë në DPPSH; A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas; A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B. Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!