Home Ekonomi “Dosja e Ndaluar”/ Historia e mashtrimit të BKT-së, nga Basir Çollaku

“Dosja e Ndaluar”/ Historia e mashtrimit të BKT-së, nga Basir Çollaku

nga Albina Hoxhaj

Në vendimin nr 1032 te datës 23 prill, 2019, ndër të tjera thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka sjellë për gjykim çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Lefter Sulkaj, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe të veprës penale të “Largimit të burgosurit nga vendi i  qëndrimit”  të parashikuara nga nenet 143/3 dhe 323/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të të pandehurve Anila Bushi, Vilma Gode, Valbona Derheni, Shoqëria “Sulkaj” sh.p.k, dhe Banka Kombëtare Tregtare, sh.a, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”  me pasoja të rënda të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal. Një pjesë e të akuzuarve janë dënuar nga gjykata në të dy shkallët e gjykimit, duke marrë formë të prerë vendimi.

23 prill 2019

Veçimi i çështjes

Gjatë shqyrtimit të çështjes në seancën paraprake, mbrojtësit e të pandehurve, Lefter Sulkaj, Anila Bushi dhe Vilma Godo, kanë kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar në bazë të nenit 403 e në vijim të Kodit të Procedurës Penale. Kërkesa e Sulkaj dhe Bushit për gjykim të shkurtuar pranohet nga gjykata, pasi çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Ndërsa nuk pranon këtë procedurë, Godo.

Ndërkohë Gjykata vendos që për të pandehurit Valbona Derheni, Vilma Godo, shoqëria “Sulkaj” sh.p.k dhe Banka kombëtare Tregtare sh.a, të cilët nuk kanë kërkuar gjatë shqyrtimit të çështjes, në seancë paraprake për procedimin sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi veçimin e çështjes penale në ngarkim të tyre dhe depozitimin e  akteve në ngarkim të tyre në kryesekretarinë e gjykatës për tiu nënshtruar procedurave të shortit

Çfarë ka ndodhur?!

Në vendimin e Gjykatës ndër të tjera përshkruhet ndodhia.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezultoi e provuar se:

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura nga Komisariati i Policisë  nr 3 Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal, Nr 3539, viti 2017 në ngarkim të shtetasit Lefter Sulkaj, si të dyshuar për veprën penale të “Mashtrimit” dhe të “Largimi i të burgosurit” nga vendi i qëndrimit”   dhe në ngarkim të shtetasve Anila Bushi, Vilma Gode,Valbona Derheni, personit juridik shoqëria “Sulkaj” sh.p.k, dhe personit juridik “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda.

Nga aktet dhe provat e administruara rezulton se sipërmarrësi A.D, ka bërë kallzim penal ndaj degës së bankës BKT, sh.a dega Sheraton, (në atë vit kështu quhej adresa e njësisë së bankës) dhe shoqërisë “Sulkaj” sh.p.k.

Kallzimi u bë për faktin se punonjëse të degës së Bankës BKT, Anila Bushi, Vilma Gode, Valbona Derheni dhe Eli Kola  meqë u duhej gjendje në arkën e bankës, një sasi e konsiderueshme lekësh, i kanë kërkuar kallëzuesit të depozitojë në llogarinë e shoqërisë “Sulkaj”,   300 mijë dollar dhe 410 milionë lekë të vejtra, të cilat gjendeshin në llogaritë e tij në këtë Bankë.  Shumë e kaluar  me shënimin në mandate, dhënie huaje deri me12 dhjetor 2016.Këtu nis të zbardhen fije të një mashtrimi të madh…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!