Home Kronike OFL ‘ultimatum’ Suel Çelës në Elbasan dhe Plarent Dervishajt në Durrës: Keni 48 orë kohë për të provuar burimin e pasurisë!

OFL ‘ultimatum’ Suel Çelës në Elbasan dhe Plarent Dervishajt në Durrës: Keni 48 orë kohë për të provuar burimin e pasurisë!

nga Albina Hoxhaj

Operacioni Forca e Ligjit njofton se i ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Suel Çelën në Elbasan dhe Plarent Dervishaj, në Durrës. Të dy subjektet kanë vetëm 48 orë kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të Operacionit Forca e Ligjit, ku kërkohet sqarimi i burimit të pasurisë. Suel Çela dhe Plarent Dervishaj, sqaroi OFL kanë probleme me ligjin jashtë vendit, ku Dervishaj është nën hetim në Gjermani për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa Suel Çela, është i dënuar në Itali, për trafik droge.

Por kush janë dy të fortët për të cilët deri më tani kemi dëgjuar jo pak?

Plaurent Dervishaj, i shpëtoi për mrekulli një atentati që iu bë më 20 qershor 2019. Ai po udhëtonte me një makinë Range Rover, bashkë me Julian Meçajn dhe Bashkim Haxhijaj. Dervishaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i liruar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për vrasjen e Arsel Sotirit, Ilir Nelës, Agim Rexhepit, Dritan Sallakut dhe Dishës, arriti të shpëtonte nga “lufta” e plumbave. Gjatë kësaj përballjeje me armë zjarri, Bashkim Haxhiaj u kthye duke qëlluar me armë zjarri. Dervishaj, gjithashtu, është një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, më 1 nëntor 2019. 

Suel Çela doli i pafajshëm pasi tentoi të vriste policin në Elbasan

Subjekti Suel Çela është një person i pafajshëm për drejtësinë shqiptare, pasi prania e tij në makinën ‘Audi’ që qëlloi mbi policinë e Shtetit në shtator 2017 në Elbasan, nuk u provua. Për ngjarjen e rëndë u dënua Klement Xhaferri me 5 vite burg dhe Enea Bekteshi me 6. Prokuroria hoqi akuzën e vrasjes së policit, dhe gjykata rrëzoi edhe kërkesën për 7 vite burg. Policia e Shtetit, tha se provat ishin të pakundërshtueshme, dhe se Suel Çela bashkë me Xhaferrin dhe Bekteshin tentuan të vrasin punonjësit e Policisë së Shtetit.

“I kërkuari Marjus Lulaj (Suel Çela) më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës. Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor” deklaronte Policia e Shtetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!