Home Politike “I arrestuar në Itali për vjedhje makinash”, Mark Babani mohon akuzat

“I arrestuar në Itali për vjedhje makinash”, Mark Babani mohon akuzat

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i emëruar nga Rama në Bashkinë e Vaut të Dejës Mark Babani në një dalje publike në medie tha se akuzat e PD janë të sajuara. Ai shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij.

“E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.

Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë.  Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit”, tha Babani.

Sekretari i PD Gazmend Bardhi publikoi dokumente, në bazë të së cilave Mark Babani është arrestuar në Itali për vjedhje makinash.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!