Home Kronike Artan Hoxha deklaratë fortë: Rrëmbimi i Stafukës është filmuar, ka treguar 31 vrasje të bujshme në Tiranë

Artan Hoxha deklaratë fortë: Rrëmbimi i Stafukës është filmuar, ka treguar 31 vrasje të bujshme në Tiranë

nga Albina Hoxhaj

Gazetari Artan Hoxha ka bërë sot një deklaratë të fortë duke thënë se ekzizton një video e rrëmbimit të Enver Stafukës. I ftuar sot në emsionin “Opinion”, Hoxha tha se është rrëmbyer nga persona të veshur si Polic.

Më tej ai shtoi se në video Stafuka ka treguar 31 vrasje me pagesë, shumë të bujshme në Tiranë. Hoxha tha se nuk i ka filmimet, por ende nuk ka rënë në gjurmët e saj.  

“E filmonin dhe kaseten ia conin familjes qe te mos fliste. Ka qenë një grup… nuk u morr vesh asnjëherë se kush e vrau. Ai u rrëmbye, humbi, pati tentativa për ta liruar dhe as sot e kësaj ditë nuk ka informacion. Kam edhe një rast tjetër, thonë se është filmuar dhe rrëmbimi i Stafukës. Thonë se është rrëmbyer nga persona të veshur si policë, dhe e kanë torturuar e filmuar. Thuthet se ka treguar 31 vrasje, me pagesë që ka qënë edhe vetë ai. Tek ai regjistrim dalin edhe vrasje shumë të bujshme në Tiranë. Po e kërkoj kasetën dhe ishalla bie në gjurmët e asaj, se zbardhen shumë vrasje”, u shpreh Hoxha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!