Home Politike Rama takon zyrtarin e USAID në SHBA, prezanton nismën e re pas anti-KÇK: Në 17 shkurt tregojnë Njësinë Speciale Antikorrupsion e Antievazion

Rama takon zyrtarin e USAID në SHBA, prezanton nismën e re pas anti-KÇK: Në 17 shkurt tregojnë Njësinë Speciale Antikorrupsion e Antievazion

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar Mark Green, ambasadorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Në një reagim në Facebook, Rama teksa pa publikuar një foto me Green shkruan se në 17 shkurt do të prezantohet dhe njësia e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion.

Edi Rama me Mark Green

Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”, shkruan Rama.  

Qeveria miratori me një akt normativ pak ditë më parë paketën ‘Anti-KCK’. Rama tha se  paketa “Anti KÇK” do t’jua bëjë jetën ferr kriminelëve. Kryeministri nënvizoi se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Paketa parashtron se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze, në paketë thuhet se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit. Rama, platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!