Home Aktualitet Shteti në Amerikë/ Rama, Meta, Kryemadhi dhe Valteri kalojnë oqeanin… Shqipëria në ‘dorën’ e Bashës

Shteti në Amerikë/ Rama, Meta, Kryemadhi dhe Valteri kalojnë oqeanin… Shqipëria në ‘dorën’ e Bashës

nga Albina Hoxhaj

Zyrtarë të politikës shqiptare ndodhen në Amerikë, ku edhe po zhvillojnë takime të rëndësishme me personalitete të lartë të SHBA-ve.

Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Që prej mbërritjes së tyre në vendin e largët përtej oqeanit nuk kanë pushuar për asnjë çast, s’kanë çuar dëm asnjë minutë dhe ia kanë nisur me takimet për t’u kthyer një sekondë e më parë në atdheun e tyre.

Por dhe ne nuk kemi mbetur si njeri pa njeri… Teksa Rama dhe Meta ndodhen larg…shumë larg, për vendin po kujdeset kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe zv.kryeministri Erion Braçe.  

Puna e të dyve, e ka bërë thuajse të pakuptueshme mungesën e shtetarëve të lartë.
Por kemi edhe Bashën. Pavarësisht se dje e kaloi pak dhe u sherros me recepsionisten e një konvikti, sërish ai po kujdeset për vendin.

Ky popull i vuajtur mund të përballojë gjithçka, edhe pa Gramoz Ruçin e pa Erion Braçe, por aman ktheni Halit Valterin në Shqipëri se nga dita në ditë mund të nisë protestat elektrati i tij (Apo nuk janë dhe shumë).

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!