Home Politike ‘Banalitet’, ‘Si Zot në mitologjinë greke’, analistët komentojnë rolin e kryeministrit Rama në film

‘Banalitet’, ‘Si Zot në mitologjinë greke’, analistët komentojnë rolin e kryeministrit Rama në film

nga Albina Hoxhaj

A duhet arti të mbrojë politikën apo duhet të jetë një zë kritik i saj. Përfshirja e kryeministrit Rama në filmin më të fundit të Ermal Mamaqit, ‘I love Tropoja’, në rolin e dajës së personazhit kryesor, vjen i parë në këndvwshtrime të ndryshme.

Analisti, Agron Gjekmarkaj duke u ndalur në ndikimin që sjell të publiku shqiptar, figura e kryeministrit në filmin-komedi thotë se një producent nuk duhet t’i bëjë marketing politikanëve.

Gjekmarkaj shprehet se artistët nuk duhet t’i shërbejnë sistemeve  politike, por duhet të jenë zëri kritik për të sjell ndryshimin në shoqëri. Ai shton se ky rol i ka shërbyer kryeministrit të fitoj besimin e humbur tek populli shqiptar. Gjekmarkaj komentoi batutën e kryeministrit Rama ne film duke e konsideruar banalitet.

Po tjetër mendim ndan analisti, Lorenc Vangjeli, i cili e cilëson protagonizmin e kryeministrit Rama si një operacion marketingu të suksesshëm. Vangjeli pohon se ka qenë zgjedhje e kryeministrit të vinte te publiku me një rol të tillë. Sipas tij skena më e bukur ishte kur Rama zbret me helikopter, duke e krahasuar me Zotin në mitologjinë greke.

Kundër zërave kritik për batutën në fil, Vangjeli kujton se kryeministri njihet për batuta më të forta se kjo.

‘I love Tropoja” dhe roli i kryeministrit Rama pare nen kendveshtrimin e analisteve . Agron Gjekmarkaj dhe Lorenc Vangjeli ndajne mendime te ndryshme, sa I takon marketingut qe arti I ben politikaneve apo batutat e thëna nga kreu i qeverisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!