Home Kronike Zbulohet EMRI, ja kush është bjondja bukuroshe e OFL, vajza misterioze që s’trembet nga emrat e ‘kokave’ të krimit të organizuar

Zbulohet EMRI, ja kush është bjondja bukuroshe e OFL, vajza misterioze që s’trembet nga emrat e ‘kokave’ të krimit të organizuar

nga Albina Hoxhaj

Zbulohet se kush është vajza misterioze e OFL-së që prej të hënës publikon emrat e ‘kokave’ të krimit të organizuar, të cilët duhet të deklarojnë brenda dy ditësh pasuritë e tyre. Mësohet se vajza bjonde, është Eljes Breca, e diplomuar për psikologji dhe ka një pozicion në sektorin e “Marrëdhënies me Publikun” në OFL-së. Në daljet publike, ajo shfaqet serioze, e qartë, me veshje policie dhe syze të errta dhe në fakt ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

Operacioni i OFL-së në tre ditë:

Një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Lul Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të OFL. Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka bërë me dije për mediat, se deklarata e klientit të tij tashmë është dërguar në drejtorinë e Policisë. Ditën e djeshme, OFL njoftoi se Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i bandës së Durrësit është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.  Motra e Lulzim Berishës, Luljeta, nga ana tjetër, hodhi poshtë deklaratën, duke thënë se i vëllai ka ndryshuar stilin e jetës dhe nuk ka asnjë pronë, pasi ato ia ka sekuestruar shteti. I të njëjtit qendrim ishte edhe avokati i tij, i cili tha se klienti Lulzim Berisha ka vetëm një autobot dhe një bar kafe me qira.  

Eljes Breca

 Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Eljes Breca

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!