Home Politike Rama shpik marrëveshje në medie, reagon nënkryetari i PD Edi Paloka

Rama shpik marrëveshje në medie, reagon nënkryetari i PD Edi Paloka

nga Albina Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shuar zërat për një marrëveshje të fshehtë mes kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në profilin zyrtar numri dy i selisë blu thotë se PD ka nënshkruar marrëveshje qytetarët shqiptarë.

Postimi i Edi Palokës:

“Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e radhës. Sa me i rende skandali , aq me absurde bëhen bllofet qe përpiqet te përhap ne media.

Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ; Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ; Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS.

E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani”-shkruan Paloka.

Lajme te ngjashme