Home Kronike Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, në GJKKO shfaqet vetëm kryesuesja Boksi, KLSh-ja nuk shprehet për dy të tjerët

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, në GJKKO shfaqet vetëm kryesuesja Boksi, KLSh-ja nuk shprehet për dy të tjerët

nga Albina Hoxhaj

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër personave të tjetrë të pandehur. Ngërçi është krijuar pasi çështje kaloi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Gjykatë të Posaçme (GJKKO).

Burime nga GJKKO-ja bëjnë me dije për Dosja.al se seanca e sotme është shtyrë pasi në sallë ka ardhur vetëm kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Boksi. Për dy anëtarët e tjerë, Etleva Temo dhe Artur Kalaja, Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk ka dhënë një vendim nëse mund të gjykojnë si pjesë të GJKKO-së apo jo.

Në seancën e kaluar, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit, dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trpa gjykuese duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.  

Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!