Home Bota 492 viktima dhe mbi 24 mijë të infektuar/ Britania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen me urgjencë nga Kina

492 viktima dhe mbi 24 mijë të infektuar/ Britania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen me urgjencë nga Kina

nga Albina Hoxhaj

Nga dita në ditë, numri i viktimave dhe të prekurve nga Koronavirusi në Kinë  po rritet gjithnjë  e më shumë. Ndërkohë  që  OBSH   ka shpallur emergjencën ndërkombërtare shumë, shtete po kërkojnë që qytetarët e tyre të largoghen nga Kina.

Së fundmi qeveria Britanike ka kërkuar që qytetarët e saj të  largohen nga Kina me urgjencë.

Rreth 30.000 shtetasve britanikë që janë bllokuar në Kinën e mbipopulluar me të infektuar nga Koronavirusi, u  është bërë thirrje nga qeveria e tyre që të largohen nga Kina që t’i shmangen virusit vdekjeprurës.

Nga ana tjetër, të gjithë shtetasit e huaj që  ndodhen brenda kufinjve kinezë, janë njoftuar nga zyra e jashtme e Kinës që të largohen drejt vendeve të tyre për të qenë më të sigurtë dhe për të mos u infektuar nga Koronavirusi që deri më tani ka prekur  mbi 24 mijë njerëz dhe ka vrarë 492 të tjerë.  

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 492 personave dhe ka prekur mbi 24 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!