Home Politike “Nuk u futa për të ndryshuar shtëpinë”, Hajdari i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Nanos: Ta them ty që…

“Nuk u futa për të ndryshuar shtëpinë”, Hajdari i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Nanos: Ta them ty që…

nga Albina Hoxhaj

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur analisitit Mustafa Nano, i cili në një monolog një natë më parë u shpreh se Rudina Hajdri nuk e ka të gjatë në politikë. Në një status në Facebook, deputetja Hajdari ka shpërndarë monologun e Nanos dhe krahas tij shkruan se nuk është future në politikë për të ndryshuar shtëpinë siç kanë bërë ata përpara asaj, por për të ndryshuar Shqipërinë.

I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë,”– shkruan Hajdari në status.  

Një natë më parë në emisionin të tij “Provokacija”, Mustafa Nano u shpreh se Rudina Hjadari nuk e ka shumë të gjatë në politikë. Nano iu referua një deklarate të dhënë nga Hajdari pak kohë më parë, ku shprehej se nëna e saj do t’i nënshtrohet procesit të vettingut si çdo gjyqtare tjetër dhe ajo nuk futet fare në këtë mes. Pikërisht kjo deklaratë ka befasuar Nanon, që sipas moderatorit dikush tjetër në këto rrethana nuk do e deklaronte një gjë të tillë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!