Home Aktualitet Spahiu: Shfaqja e Ramës me KÇK, tentativë për të tërhequr vëmendjen

Spahiu: Shfaqja e Ramës me KÇK, tentativë për të tërhequr vëmendjen

nga Albina Hoxhaj

Nga Përparim Spahiu

Shfaqja e Ramës me KÇK është thjesht tentativa e rradhës për te hequr nga temat e dites veshtirësitë dhe krizën e thellë që po kalon vendi.

Të merresh me të është të biesh ne lakum që Rama ngre.

Vendi është në krizë të thellë humanitare, largimit masiv të shqiptarëve ju shtua dhe gjendja e rëndë e mbi 13 mijë familjeve pas tërmetit.

Vendi është në krizë te thellë politike ku dhe maxhoranca e pranoi me firmën e saj që parlamenti pluralist në Shqiperi nuk ekziston më.

Vendi është në krizë të thellë legjislative me sistem gjygjësor inekzistent dhe prokurori që me ligjin e ri zëvendësohet nga policë (kujtoj që janë të njëjtët që kanabizuan vendin)

Vendi është në krizë te thellë të manaxhimit të pushtetit lokal. Aktualisht jemi pa kryetarë bashkish të zgjedhur.

Angazhimi ynë i vetem janë kushtet e vëna nga Bundestagu ku opozita është treguar e gatëshme të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore.

Asnjë shprese se kjo maxhorancë do të plotësojë qoftë edhe një kusht të vetëm pasi jemi te bindur që Edi Rama nuk do integrim, nuk do hapje negociatash nuk do asnjë lloj kontrolli nga askush ndaj tij.

Prandaj dhe KÇK apo çfarëdo shpikje tjetër prej Tij nesër, nuk duhet të na “surprizojë”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!