Home Politike Bashkia e Tiranës akuzoi Bashën për dhunë në QS, reagon zëdhënësja e PD- së dhe publikon videon: Thjesht një vizitë i tremb për vdekje…

Bashkia e Tiranës akuzoi Bashën për dhunë në QS, reagon zëdhënësja e PD- së dhe publikon videon: Thjesht një vizitë i tremb për vdekje…

nga Albina Hoxhaj

Pas denoncimit të Bashkisë së Tiranës, se kryedemokrati Lulzim Basha dhe 4 shoqërues të tij kanë dhunuar recepsionisten e Godinës nr.4, një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga demokratët. 

Nëpërmjet një reagimi nga zëdhënësja Ina Zhupa, është postuar edhe një video e xhiruar gjatë momentit kur Basha ka dialoguar me recepsionisten. Në reagimin e saj, Zhupa e cilëson si qesharake denoncmin e Erion Veliajt, i cili sipas tyre është i frikësuar se propaganda e tij po hidhej poshtë nga vizita e Bashës. 

“Thjesht një vizitë i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën që përcjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurt se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetarë çdo ditë. Askush nuk mund ta ndalojë misionin e opozitës. Të tregojë të vërtetën që propaganda e stisur dhe e blerë shtrenjtë nga oligarkët e qeverisë përpiqet t’u servirë shqiptarëve,“-thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.  

REAGIMI I PLOTË:

Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente. Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!