Home Aktualitet FOTOT: Si ranë mediat në Tiranë pre e lajmit të rremë se Albin Kurti zhduku flamurin shqiptar, ‘precedenti’ me paraardhësit

FOTOT: Si ranë mediat në Tiranë pre e lajmit të rremë se Albin Kurti zhduku flamurin shqiptar, ‘precedenti’ me paraardhësit

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur për herë të parë ditën e sotme kabinetin me të cilin ai do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Sigurisht që mbledhja e parë, përveç mediave vendase, është mbuluar edhe nga ato shqiptare por me një ndryshim të madh.

Mediat pranë kryeministrit Edi Rama kanë ‘tansformuar’ pak lajmin duke pretenduar se pasi ka hyrë në zyrën ku që sot e deri në 2024 do të mblidhen ministrat e Kosovës, janë zhdukur me urgjencë flamujt shqiptarë. Ai argument kundër Kurtit është përdorur edhe “antipatia” e tij ndaj flamurit verdhë e blu.

Dihet tashmë që Kurti ka qënë për një flamur të ngjashëm me atë të Shqipërisë, për shkak të afërsisë vllazërore që kanë dy vendet. Dhe kjo gjë sigurisht që nuk ka ndryshuar pas betimit të tij (i cili gjithashtu u bë me një karficë në xhaketë që kishte mbi të flamurin kuqezi.)

Megjithatë le t’i hedhim një sy se si ka qënë dhoma e ministrave përgjatë gjithë qeverive që Kosova ka pasur që prej momentit që është shpallur Republikë e Pavarur. Siç duket edhe nga fotot, që nga qeveria e Thaçit, më pas tek Isa Mustafa dhe së fundmi tek Ramush Haradinaj në dhomë nuk është bërë asnjë ndryshim tek simbolet. Në çdo detaj është vendosur ose flamuri, ose ngjyrat verdhë e blu, ose stema e Republikës.  

Teoria konspirative se Kurti ka mbajtur flamurin shqiptar deri në momentin që është ulur në karrigen e kryeministrit dhe më pas ka zgjedhur ta zhdukë, bie. Në dhomën e mbledhjes, Kurti thjesht ka vendosur që të respektojë simbolet e vendit të tij, i përkasin shijeve të tij ose jo.

Zyrën e tij mund ta dekorojë si të dojë dhe të valëvisë cilin do flamur që dëshiron ai./dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!