Nga Klevi Pojana

´Unë kam një ëndërr, një ëndërr si të gjithë ju, si të gjithë të rinjtë për ta parë Shqipërinë të begatë dhe shqiptarët të lumtur. Dhe ne besojmë te ëndrrat e të rinjve, pasi ne besojmë te energjia, pasioni dhe vullneti pozitiv që çdo i ri mbart. Shqipëria jonë është një vend i vogël, por me zemër të madhe dhe zemra e saj është historia, historia e mijra herojnve që për të luftuan dhe sakrifikuan, ata dhanë gjithçka patën pa e kursyer as jetën.

Historia e Shqipërisë, është e vjetër sa vetë historia dhe na bën krenar përpara botës, por edhe na bën thirrje të jemi të përgjegjshëm, kemi në duart tona të ardhmen, dhe na takon të ndërtojmë atë më të mirën për brezat që do të vijnë. Sot më shumë se kurrë na duhet të punojmë me vetmohim dhe të mos i shërbejmë qëllimeve egoiste. Sot ne duhet të lëshojmë diçka nga vetja në shërbim të së mirës së përbashkët.

Sot duhet të tregojmë maturi dhe pjekuri, ndaj le të jetë kjo një thirrje për klasën politike e cila hera-herës tregohet shumë shpirt vogël dhe nuk mendon për të ardhmen. Tani është koha dhe këtu është vendi, për të thënë njëzëri se ne jemi të vendosur për rrugën që do të zgjedhim. Ne do të zgjedhim rrugën e dialogut, stabilitetit dhe progresit. Ne do të zgjedhim rrugën e demokracisë dhe s’do të lejojmë hapa mbrapa. LSI dhe Ilir Meta përfaqësojnë sot dialogun dhe zgjidhjen sepse vënë mbi çdo interes politik, interesat dhe fatin e vendit.

LSI rritet dhe do të vazhdojë të rritet çdo ditë sepse është alternativa e një Shansi për të gjithë. Një shans për të rinjtë dhe sidomos vajzat në politikë që kaq shumë i duhen këtij vendi. Një shans për një sistem më të mirë edukimi sepse mbi çdo gjë tjetër ne vlerësojmë dijen. Një shans për më shumë vende pune dinjitoze dhe të mirëpaguara. Është puna, çelsi për një shoqëri të zhvilluar dhe familje të shëndetshme. Një shans për të siguruar për familjet tona standarte dhe integrimin europian, për të siguruar një të nesërme më të mirë.

Dhe tani dua ta mbyll fjalën time me një thirrje që buron nga zemra për të gjithë shqiptarët. Njoftojini të gjithë, se ky është moment i të rinjve. Njoftojini të gjithë, se ka ardhur koha që rinia të marrë në dorë fatet e vendit dhe ta çojë atë përpara drejt të ardhmes së shkëlqyer evropiane. Njoftojini të gjithë, se LSI është partia që mbështet të rinjtë. Njoftojini të gjithë, se LSI është partia e një Shansi për të gjithë dhe se askush nuk ka shanse të prishë të ardhmen tonë. Shqipëria do të bëhet, Shqipëria do të bëhet, se për të, për të jetojmë ne.

Në përfundim të fjalës së tij nënkryetari i LRI, Klevi Pojana i bëri thirrje të gjithëve që në shenjë respekti të këndonin të gjithë sëbashku himnin e flamurit me duart në formë shqiponje para zemrës.