Home Politike Basha pas takimit me ambasadoren e SHBA: Po bëjmë gjithçka për t’u dhënë shqiptarëve shpresë

Basha pas takimit me ambasadoren e SHBA: Po bëjmë gjithçka për t’u dhënë shqiptarëve shpresë

nga Albina Hoxhaj

Një ditë e ngjeshur plot me takime kjo e martë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pasi zhvilloi një takim me kryetarin e PE-së David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Euuropian, lideri i PD-së po pret ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!