Home Kronike Certifikohen 5 ekspertët që do të përdorin “makinën e së vërtetës”, Yuri Kim: Armë për të luftuar korrupsionin

Certifikohen 5 ekspertët që do të përdorin “makinën e së vërtetës”, Yuri Kim: Armë për të luftuar korrupsionin

nga Albina Hoxhaj

Certifikohen 5 ekspertët që u trajnuan në Shtetet e Bashkuara dhe do të përdorin “makinën e së vërtetës” për 18 kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 5 ekspertët janë: Erjena Pashari, Erisa Llupi, Ferzilet Osmani, Erjon Maksuti dhe Enton Radovani. Mësohet se ky proces do të drejtohet nga kreu i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Muhamet Rrumbullaku. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ka deklaruar se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe se 5 ekspertët janë armë për të luftar korrupsionin.

“Përparimi i Reformës së Drejtësisë është për të ardhen tuaj. Përparimi i reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Kjo njësi do të kryejë kontrolle për kandidatët e BKH-së. Drejtor Rrumbullaku, tani ju takon juve që të drejtoni këtë proces, por janë e sigurt që së bashku me Lleshajn do ja dilni mbanë. Shtetet e Bashkuara qëndorjnë vendosërisht pranë Shqipërisë.  Jam shumë e kënaqur për të certifikuar suksesin e 5 studentëve. 5 ekpertët janë një armë për të luftuar korrupsionin. Unë besoj tek këta persona që sapo janë diplomuar. 5 ekspertët do të kontrollojnë këtë javë kandidatët e BKH-së ”, u shpreh ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Ndërsa Ministri Sandër Lleshaj u shpreh se me paketën “anti-KÇK”, qeveria ka marrë një përgjegjësi madhore.  Ai theksoi se testi i poligrafit nuk do të përdoret vetëm nga SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe në rekrutimin e punonjësve të Policisë së Shtetit. Me humor ai tha “Makinën e së vërtetës unë do t’ja nisja nga vetja”.

” Me anti KÇK-në qeveria ka marrë një përgjegjësi madhore. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Gjithçka do të bëhet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur. Poligrafi është një dhuratë nga SHBA-së për një reformë të vërtetë në Drejtësi. jo është një ditë historike, është një instrument i ri objektiv që ndihmon jo vetëm në finalizimin e hapave të reformës në drejtësi, por nuk do të përdoret vetëm për SPAK-un, por për të gjitha rekrutimet e reja në polici. Makinën e së vërtetës unë do t’ja nisja nga vetja”  deklaroi ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!