Home Kronike OFL-ja aksion për goditjen e ‘kokave’ të krimit/ Zv.ministrja Voda jep detaje: Sot do të ketë një goditje tjetër

OFL-ja aksion për goditjen e ‘kokave’ të krimit/ Zv.ministrja Voda jep detaje: Sot do të ketë një goditje tjetër

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme pritet që OFL-ja (Operacioni Forca e Ligjit) të godasë një tjetër “kokë” të krimit të organizuar.  Për operacionin e sotëm zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka deklaruar në emisionin  “ABC e mëngjesit”, në ABC News se sot do të ketë një tjetër goditje.

“Sot do të ketë një goditje tjetër. Bëhet e gjithë kjo zhurmë, por qëllimi i aktik lidhet me parandalimin. Vetëm 96 milion euro janë sekuestruar gjatë 2019. Duke i dhënë akses Policisë së Shtetit për të mbledhur prova në kuadër të parandalimit kjo do të ndihmojë në luftën kundër krimit”, tha Voda.

Një ditë më parë Anti KÇK” nisi punën e saj nga kompleksi “Golden” në Shijak.  Altin Hajrit, i cili është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jak (Jani) Prengës më 17 janar por efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit”, iu sekuestruan kompleksi  “Golden”, tre shtëpi në emrin e tij dhe pika e karburantit “Alti Oil 2008”.  

Kryeministri Edi Rama teksa foli për “Anti KÇK-në”, dy ditë më parë u shpreh se që nga 3 shkurti do të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi.  Janë rreth 200 persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e  tyre. Pasi të plotësojnë formularët, këta të fundit do t’i dërgohen  SPAK-ut,  i cili duhet të shprehet për 15 ditë dhe po  kaq edhe gjykata. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë, mbyllet brenda muajit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!