Home Politike Dëbimi i Harun Çelik, Lleshaj në Kuvend: S’ishte vendimi i ministrisë, kishte vizë false kanadeze

Dëbimi i Harun Çelik, Lleshaj në Kuvend: S’ishte vendimi i ministrisë, kishte vizë false kanadeze

nga Albina Hoxhaj

Deputeti i Ballit Kombëtar, Artur Roshi në interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka drejtuar disa pyetje këtij të fundit dënimin e shtetasin turk,  Harun Çelik.

“Cila është procedura ligjore që ndiqet për teportimin. Cfarë procedurë është ndjekur për Harun Celik, deportimi apo dëbimi? A ishin në dijeni se në Turqi i kërcënohej jetë?  A mendoni se kjo do të ndikojë keq në hapjen e negociatave?  A mendoni se mënyra e sjelljes së shtetasve të huaj ndikon në sigurinë e bizneseve dhe investimeve në vendin tonë?”, u shpreh  Roshi.

Ndërsa ministri i Brendshëm u përgjigj se këto vendime të rëndomta nuk i merr ministria por Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit. Ai theksoi se vitin e kaluar janë dëbuar me detyrim 45 persona. Për Haurn Çelik, Lleshaj u shpreh se iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk preferoi asnjë nga këto.

“Sa i përket rastit të shtetasit turk. Dënimi i qytetarëve nga Shqipëria që nuk diponojmë dokumnte është një çështje e rëndomtë. Vendimet e dëbimit janë vendime adiministrative, nuk i bën ministria, janë drejtoritë vendore të Kufirit dhe Emigracionit. Çdo vit nga Shqipëria do të dëbohen me mijëra qytetarë që nuk kanë dokumentacion të rregull. Ka dëbim vullnetar dhe dëbim me detyrim. Si ky  i fundit vitin e fundit janë dënuar 45 qytetarë. Do të ishte  e rëndësishme që të ishin ezauruar hapa të tjerë ligjorë, duhet të kishit hetuar një hetim administrativ para se çështjen ta trajtonit politikisht. Mund të kishit iniciuar një hetim penal për rastin para se të japim një staturë politike. Rasti është i tillë, qytetari turk Harun Çelik është ndaluar se është kapur me vizë kanadeze false. Nuk ka qenë asnjëherë rezident në Shqipëri. Në momentin e dëbimit nuk ka ngritur pretendime, gjë që vërtetohet se ka firmosur urdhrin dhe kjo e mbyll cdo diskutim. Atij iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk ka preferuar që të shfrytëzojë këto të drejta” tha ai.”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!