Home Aktualitet Riktheni dënimin me vdekje për burrat mostra që vrasin gratë

Riktheni dënimin me vdekje për burrat mostra që vrasin gratë

nga Albina Hoxhaj

Nga Albina Hoxhaj

“Unë isha shumë xheloz sepse gruaja ishte e re, ishte e bukur. Ishte 12 vjet me e re nga unë. Për këtë bëhesha shumë xheloz, sepse ajo jetonte më fëmijët ndërsa unë ikja shpesh herë në Greqi. Në Greqi kam punuar, dhe vija shpesh në Shqipëri. Gruaja nuk punonte sepse rriste fëmijët dhe të ardhurat i siguroja unë. Atë natë ne u zumë me fjalë. Fjalë pas fjale, sherri arriti kulmin sa nuk durova dot. E kam qëlluar me thikë, por nuk e dija që e kam vrarë. Pastaj ika natën e shkova në Dibër tek të afërmit. Jam bërë shumë pishman, se kam hall kush do na rrisë fëmijët. I kemi të vegjël. Si arrita që vrava gruan?! Nuk do më falë asnjë. E gjitha sepse jam xheloz. As familja ime, as e gruas nuk do më falin për këtë veprim që bëra. Doja të vrisja veten të mos jetoja më, por nuk e vrava”, kjo është dëshmia e zbardhur e Lulzim Cukut, 45 vjeçarit që vrau gruan e tij, nënën e tre fëmijëve 2, 7 dhe 10 vjeç.

Jo për herë të parë në Shqipëri, krimi makabër ka ndodhur përpara 3 fëmijëve të mitur. Mostra u arratis në Dibër për të fshehur, por u pendua dhe dorëzoi teksa rrëfen se nuk e dinte që tre goditjet në zemër i kishim marrë jetën Manjola Cukut.

E vrau se ishte e bukur dhe rriste fëmijët, teksa ai siguronte të ardhurat duke emigruar dhe punuar. U pendua për krimin pasi tani nuk ka kush t’ia rrisë fëmijët! A meriton të jetë prind ky njeri?! A e meriton ky njeri faljen? Mori një jetë njeriu, la tre fëmijë në rrugë, pa nënë, jetim vetëm për shkak të kafshërisë së tij. Një njeri i pandershëm nuk e beson kurrë ekzistencën e të ndershmit, xhelozi i mjafton për të qëlluar me thikë 3 herë gruan dhe për t’u larguar, pa dashur t’ia dijë jo për të por as për fëmijët e tij.

Sot është mëkat të jesh e bukur. Është mëkat të jesh nënë e devotshme. Është mëkat t’i shërbesh burrit kafshë. Jo vetëm që nuk të vlerëson, por të vret. Cila është zgjidhja? Rikthimi i dënimit me vdekje për burrat që vrasin gratë. Burrat i mban vetëm frika, vetëm frika i bën të reflektojnë e kontrollojnë kafshërinë e tyre, vetëm frika asgjë tjetër.

Nevojitet rikthimi i dënimit me vdekje për ta, për t’iu treguar se asnjë grua nuk ësht ëpronë e tyre, e bukur apo e shëmtuar qoftë. Edhe femrën më të pamolarshme në botë, një burrë nuk ka të drejtë t’i marrë jetën.  

Zhdukini kafshët që nuk po kursejnë jetën e askujt. Zhdukini ata që nuk meritojnë të jenë prind, ata që i lënë fëmijët në rrugë. Rikthimi i dënimit merr jetën e mostrës e kursen të pafajshmit. Urdhrat e mbrojtjes nuk po shpëtojnë askënd.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!