Home Aktualitet Sot Anti-KÇK-ja zbret në terren, bosët e krimit duhet të deklarojnë pasurinë për 48 orë, do të nisë shpërndarja e formularëve

Sot Anti-KÇK-ja zbret në terren, bosët e krimit duhet të deklarojnë pasurinë për 48 orë, do të nisë shpërndarja e formularëve

nga Albina Hoxhaj

 “Anti KÇK” sot zbret në terren, ku pritet të nisë luftën me krimin e organizuar dhe “kokat” që drejtojnë atë. Të mirëpërgatitur, efektivët e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit), e cila është Njësia Speciale, do të jenë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special, ku do të hetohen pasuritë e personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.

Aksioni  

Ashtu siç deklaroi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama teksa foli për “Anti KÇK-në” , sot do të shpërndahen formularët e parë për personat të cilët struktura e OLF-së ka dyshime se kanë vendosur pasurinë nga krimi. Këta persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e  tyre. Pasi të plotësojnë formularët, këta të fundit do t’i dërgohen  SPAK-ut,  i cili duhet të shprehet për 15 ditë dhe po  edhe kaq gjykata. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit.

Çfarë deklaroi Rama një ditë më parë?Kryeministri Edi Rama u shpreh se paketa “Anti KÇK” do u bëjë jetë ferr kriminelëve.   Ai theksoi se Policia e Shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sporvë për SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh. Kreu i qeverisë shtoi se çdo pasuri që nuk do të justifikohet do të sekuestrohet. Ndërsa për mjetet motorike luksoze ai u shpreh se do t’u vihen në dispozicion Policisë së Shtetit pasi kriminelëtë nuk meritojnë të hipin as mbi gomar.Disa ditë më parë qeveria miratoi aktin normativ kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimin dhe do arrijë të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanizëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!