Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra.
Prokuroria ka paraqitur një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për dekriminalizimit.
Ende nuk dihet përse Prokuroria ka nisur hetimet për Gurrës, pasi emri i tij nuk ka dalë nga radhët e PD-së në kuadrin e denoncimeve nga të kryebashkiakëve socialistë.
Kryebashkiaku i fundit që është denoncuar është Lefter Alla, ndaj të cilit u publikua një video teksa konsumonte kokainë. Më herët PD-ja denoncoi emrat e: Valdrin Pjetrit, Agim Kajmaku, të dy të larguar nga posti i tyre dhe Mark Babanit të Vaut të Dejës, Agron Malajt të Matit dhe Qerim Ismailajt nga Mallakastra.
Disa ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se në ditët në vijim do të publikojë një tjetër denoncim për një kryebashkiak socialist, por pa dashur të japë emrin. Bardhi shtoi gjithashtu se po pret dosjen e plotë për të publikuar emrin./dosja.al/