Home Bota Shënohet viktima e parë nga Koronavirusi jashtë Kinës, e infektuar edhe bashkëjetuesja e tij

Shënohet viktima e parë nga Koronavirusi jashtë Kinës, e infektuar edhe bashkëjetuesja e tij

nga Albina Hoxhaj

Koronavirusi ka shënuar viktimën e parë jashtë qytetit të Wuhan në Kinë. Sipas BBCnjë burrë 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Filipine duke e çuar numrin e viktimave në 304 dhe mbi 14 mijë të infektuar.

Burri 44 vjeçar, ishte nga qyteti Wuhan i Kinës dhe bashkëjetonte me një grua 38- vjeçare, e cila gjithashtu ishte e diagnostikuar me koronavirus. Këta janë edhe dy rastet e vetme të konfirmuar në Filipine sipas Departamentit të Shëndetësisë në Filipine.

Për shkak të koronavirusit, Kina po përballet gjithnjë e më shumë me izolimin për shkak se shtetet e tjera kanë marrë masa për kufizimin e lëvizjes së udhëtarëve që vijnë nga ky shtet.  

Me shpalljen e emergjencës shëndetësore të enjten nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por edhe përmasat që ka marrë epidemia e koronavirusit ditët e fundit, shumë vende kanë paralajmëruar një varg kufizimesh të udhëtimeve të shtetasve që vijnë nga Kina.

Ndërkohë raste me koronavirus janë konfirmuar në shumë vende të Europës të cilat gjithashtu kanë vendosur të ndalojnë hyrjen e personave që vijnë nga Kina apo kanë vizituar Kinën javët e fundit. Edhe në Shqipëri janë marrë masa të shtuara nëpër porte, pika kufitare dhe aeroportin në Rinasit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!