Home Kronike Burri e goditi gruan 3 herë me thikë, zbardhet dëshmia e autorit që u arratis drejt Dibrës

Burri e goditi gruan 3 herë me thikë, zbardhet dëshmia e autorit që u arratis drejt Dibrës

nga Albina Hoxhaj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë brenda familjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit. Burimet bëjnë me dije se 45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra, pas krimit makabër, ku i mori jetën bashkëshoretes së tij, duke e goditur 3 herë me thikë, u nis për t’u strehuar në Dibër.

“Kam tentuar disa herë të vras veten. Jam i penduar për vrasjen. Drej Dibrës u nisa për tu fshehur”, ka thënë ai në dëshminë e tij.

Gjatë momentit të arratisjes, Cuku ka hipur në një makinë dhe është nisur drejt Dibrës për t’u strehuar atje e për t’i shpëtuar policisë. Mesa duket gjatë rrugës autori është penduar dhe pasi ka kaluar Shkopetin, ka devijuar rrugën nga Skuraj në drejtim të Dibrës dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit.  

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Xhafzotaj të Durrësit. Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!