Home Politike Kosova me qeveri të re, Kryemadhi: I uroj VV dhe LDK sukses në përballjen me sfidat e mëdha

Kosova me qeveri të re, Kryemadhi: I uroj VV dhe LDK sukses në përballjen me sfidat e mëdha

nga Albina Hoxhaj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur urimet e saj lidhur me krijimin e koalicionit qeverisës mes LDK-së dhe LVV për Kosovën. Me anë të një reagimi në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi shkruan se i uron suksese qeverisë së re në përballimin me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.  I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin,”-shkruan Kryemadhi. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!