Home Aktualitet 42 milionë lekë për webi-n, RTSH firmos tender për faqe të re, asnjë ndryshim me investimin e ‘majmë’

42 milionë lekë për webi-n, RTSH firmos tender për faqe të re, asnjë ndryshim me investimin e ‘majmë’

nga Albina Hoxhaj

Shumë qytetarë ankohen se pse duhet të paguajnë çdo muaj një taksë prej 100 lekësh për Televizion publik shqiptar( RTSH), kur shumica e tyre nuk e ndjekin këtë stacion. Asnjëherë qytetarëve nuk u është bërë transparente se për çfarë harxhohen këta para dhe se për çfarë i përdor RTSH-ja këto para. Në një përpjekje për ta rimodeluar webin e ri të RTSH-së, i cili është ndryshuar para pak vitesh dhe që nuk ka shumë lexues, madje shumë qytetarë nuk e dinë nëse ekziston ky web.

Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka firmosur një tender me objekt “krijimin e web-it të ri për RTSH-në” dhe që do të dizenjohet për 15 ditë dhe që është fituar nga Kompania “ADVAN TECH”. Sipas dokumenteve të bëra publike nga Agjencia e Prokurimit Publik, fondi për këtë tender do jetë rreth 42 milionë lekë edhe pse fondi limit ishte 37 milionë lekë. Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet sesa kushton krijimi i një faqeje profesionale web-i dhe çmimet variojnë nga 200 dollarë deri në 10.000 dollarë, por RTSH-ja do të shpenzojë katërfishin e maksimales që kushton për të ndërtuar një web të ri.

Dosja e tenderit

Ajo çfarë vërehet nga ky tender është se afati për të ndërtuar këtë ëeb të ri që nga momenti i lidhjes së kontratës me fituesin është 15 dite. Fituesi është bërë publik që prej datës 8 janar, ndërsa jemi në fillim të shkurtit dhe në webin e RTSH-së nuk shihet asnjë ndryshim.  

Formulari i fituesit të tenderit

Por ky nuk është i vetmi problem në këtë tender, pasi procedura që është zgjedhur për fituesin e tenderit ka qenë “ Kërkesë më propozim”, pra nuk ka pasur një garë për këtë tender. Si shumë institucione të tjera shtetërore edhe RTSH-ja nuk tregohet transparente me lekët që i vijnë nga taksapaguesit shqiptar. RTSH-ja i cili është një institucion i cili është krijuar për të bërë transperencën e tri pushteteve, harron të jetë vetë transparent.

Dokumenti për garën e tenderi

/joq/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!