Home Politike Prezantohet paketa “Anti KÇK”, Rama: Do ua bëjmë jetën ferr kriminelëve, si garanci kemi SPAK

Prezantohet paketa “Anti KÇK”, Rama: Do ua bëjmë jetën ferr kriminelëve, si garanci kemi SPAK

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Paketës “Anti KÇK” në repartin ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve.  Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre për 15 ditë do t’iu sekuestohet gjithçka. Ai theksohet se  Policia e Shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe se për të realizuar këtë si garanci është SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh.

Dy ditë më parë qeveria miratoi aktin normativ kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimit dhe do arrij të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanisëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!