Home Aktualitet “Turp gazetaresk”, Valeroi Cataldi i RAI3 i përgjigjet Ramës: I mohoni shifrat, por nuk na jepni të dhëna zyrtare

“Turp gazetaresk”, Valeroi Cataldi i RAI3 i përgjigjet Ramës: I mohoni shifrat, por nuk na jepni të dhëna zyrtare

nga Albina Hoxhaj

Gazetari i RAI3 që është dhe autor i reportazhit për drogën shqiptare, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit kërkoi përgënjeshtrim për raportimin. Në një reagim në Facebook, gazetari Valeroi Cataldi shkruan se ai ka qenë vetë në Shqipëri dhe ka parë plantacionet e mëdha të marijuanës.

Më tej ai shton se Policia e Shqipërisë i mohon shifrat, por nuk jep shifra zyrtare, po ashtu Cataldi shkruan se ata i verifikojnë të gjitha ato që kanë thënë me anë të burimeve të tyre.

Në udhëtimin tonë në Shqipëri ne pamë një rritje të madhe të plantacioneve të marijuanës. Numra që policia shqiptare i mohon, pa siguruar megjithatë të dhëna zyrtare. Ne, bazuar në burimet tona, konfirmojmë tonat. Për të hapur dyert e saj për Shqipërinë, Evropa po kërkon hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, drejtësisë dhe lirisë së shtypit”, shkruan gazetari italian.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!