Home Bota Britania zyrtarisht jashtë BE-së, Emanuel Macron: Brexit është një këmbanë alarmi për Evropën

Britania zyrtarisht jashtë BE-së, Emanuel Macron: Brexit është një këmbanë alarmi për Evropën

nga Albina Hoxhaj

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale për daljen e Britanisë nga BE-ja. Ai ka shkruar një mesazh para se Britania të dilte zyrtarisht nga BE-ja, ku shprehej se tashmë nuk do të ketë ndryshime në lidhjet mes kombeve, duke paralajmëruar se nuk do të jenë të njëjtat marrëdhënie.

“Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta. Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë. Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona”, ka thënë Macron.

Ndër të tjera Macron ka shtuar se 27 vendet e mbetura të BE-së duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian”.

Kujtojmë që pas votimit të eurodeputetëve dhe konfirmimit të Presidentes së PE-së për Brexit-in, Britania ka dalë zyrtarisht 31 janarin e 2020 nga Bashkimi Europian. /Theguardian/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!