Home Bota Thellohet bilanci i viktimave në Kinë, 259 të vdekur dhe mbi 12 mijë të infektuar

Thellohet bilanci i viktimave në Kinë, 259 të vdekur dhe mbi 12 mijë të infektuar

nga Albina Hoxhaj

Numri i viktimave nga virusi në Kinë ka marrë 259 jetë njerëzish dhe ka prekur mbi  12 mijë të tjerë. Koronavirusi nuk po kursen askënd dhe çdo ditë e më tepër po vret njerëz në Kinë, ndërsa virusi është përhapur edhe në Europë.

Ndërkohë në të gjithë Kinën po bëhet një luftë e madhe për të blerë sa më shumë maska dhe një lloj ilaçi tradicional kinez që thuhet se ndihmon në luftimin e koronavirusit

A mund të ndihmojë një ilaç tradicional kinez të luftojë koronavirusin Wuhan?  

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 259 njerëzve, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit./cnn/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!