Home Aktualitet Tragjedi në Itali/ Vdes pastruesja shqiptare, pranë saj burri i plagosur, pronari i gjeti të larë në gjak

Tragjedi në Itali/ Vdes pastruesja shqiptare, pranë saj burri i plagosur, pronari i gjeti të larë në gjak

nga Albina Hoxhaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku një 43-vjeçare shqiptare e identifikuar si Laureta Zyberi është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese. Pranë trupit të saj është gjetur edhe bashkëshorti Eduart, 54 vjeç.

Ka qenë pronari i apartamentit ku punonte shqiptarja, ai i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme duke lajmëruar menjëherë Policinë për ndihmë. Pronari e la atë në shtëpi në mëngjes dhe e përshëndeti me bindjen se nuk do ta gjente më në shtëpi kur të kthehej. Por sapo hapi derën në orën 17.30 u përball me dy trupat e përgjakur.

40 vjeçarja shqiptare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak. Sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të fohtë.  

Fillimisht shqiptari ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar që t’i marrë jetën edhe vetes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!