Home Aktualitet Anti-KÇK

Anti-KÇK

nga Albina Hoxhaj

Nga Erl Kodra

Ju mund t’a quani hajgare, por në asnjë vend të botës demokratike (sic) nuk ekziston një ligj i tillë, ose një “akt normativ” si anti-KÇK-ja e Edi Ramës.

Me këtë akt normativ të vendosur nga ai, praktikisht jemi në kthyer në epokën e terroristit Enver Hoxha. Vullneti i një individi diabolik si Edi Rama, do të jetësohet nga besniku i tij, Sandër Lleshaj.

Kjo ndodhë saktësisht kur Reforma në Drejtësi po formalizohet, pavarësisht njëmijë e një problemeve të saj. Ka diçka thelbësore në këtë histori, sepse ndryshimi mes institucioneve të formuara me ligj, dhe atyre pa ligj është i madh. Përshembull; SPAK, megjithse i kapur, me një hetues të komunizmit në krye, është ligji që e mban nën fre. Ndërsa në rastin e kçk-së, objektivat përzgjidhen sipas Edi Ramës, dhe goditen sipas besnikut të tij Sandër Lleshaj.

Akti anti – KÇK, i kthen gjyqtarët dhe prokurorët në qeniet më të pambrojtura në Shqipëri.

Mjerë ata që puna i nxjerr përballë Edi Ramës. As Zoti nuk i shpëton dotë nga ndëshkimi.

Policë të ngjashëm me Dritan Zaganin, Edi Rama do t’i pjekë në hell.

Prokurorë të ngjashëm me Besim Hajdarmataj, Edi Rama do t’i rrjepë të gjallë.

Shteti do të përvijohet sipas ëndrrave të tij. Tani edhe filmat do t’i kemi vetëm me Edi Ramën.

Çfarë mund t’a ndalojë më Përbindëshin?!

Asgjë, përveç Zotit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!