Home Aktualitet Ish-student në Britani, Veliaj bën ‘ngatërresën’ me Universitetin e Cambridge-it, gafa që i kapi komentuesi

Ish-student në Britani, Veliaj bën ‘ngatërresën’ me Universitetin e Cambridge-it, gafa që i kapi komentuesi

nga Albina Hoxhaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qënë në një prezantim të qytetit të Tiranës në Universitetin e Cambridge-it. Mirëpo mesa duket nga emocioni i prezantimit të projekteve të reja Veliaj ka bërë një gafë; shkruan se Universiteti i Cambridge është në Londër.

Këtë “ngatërresë” ia ka vënë në dukje një prej ndjekësve të tij në Twitter, i cili i shkruan se shkolla e lartë nuk ndodhet në kryeqytetin e Anglisë… dhe ka të drejtë!

Komenti

Cambridge është një qytet universitar në qarkun e Cambridgeshire, Angli, pranë lumit Cam rreth 50 milje (80 km) në veri të Londrës.

I lumtur të prezantoja në Univ. e Kembrixhit në Londër transformimin që ka pësuar Tirana.
Në këtë 100-vjetor fillojmë disa projekte të rëndësishme, si Teatri, Lumi i Lanës, godina e re e bashkisë në Blvrd. e Ri, Parku i ri Qendror etj. #Tirana100 #MyHeartIsFullOfLove1511:55 PM – Jan 31, 2020

Çudi si ka ndodhur një ngatërresë e tilla pasi Veliaj është një nga politikanët shqiptarë që ka kryer një pjesë të edukimit të tij në Britani të Madhe, më konkretisht në universitetin e Sussex-it.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!