Home Politike “Kush ka lekë shkon në spital privat”/ Maliqi i del në krah Dritan Dajtit: Ka të drejtë të vizitohet dhe kurohet ku të dëshirojë

“Kush ka lekë shkon në spital privat”/ Maliqi i del në krah Dritan Dajtit: Ka të drejtë të vizitohet dhe kurohet ku të dëshirojë

nga Albina Hoxhaj

 I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte deputeti Lefter Maliqi. Pikërisht deputeti së bashku me opozitën parlamentare kanë marrë nismën për të thirrur në një interpelancë urgjente, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Kjo interpelancë është thirrur lidhur fenomenin më të fundit që po ndodh në vendin tonë, ku shumë persona që janë duke vuajtur dënimin në ambientet e burgjeve janë duke dalë nga qelitë. Rasti i fundit ishte i Dritan Dajtit (i dënuar katër herë me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve, ngjarje e ndodhur në 7 gusht të 2009), i cili shkoi për një vizitë mjekësore në zonën e ish-bllokut.

Fill pas këtyre ndodhive vjen dhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke shkarkuar disa drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por jo vetëm. Një qëndrim kundër mban Deputeti Lefter Maliqi. Ai shprehet në studio se të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtë që me shpenzimet e tyre të vizitohen në spitale apo klinika dentare. Çdo vendim i marrë nga Drejtuesit të Drejtorisë të Burgjeve është bërë konform rregullave sipas deputetit. Ai aludon se e gjithë kjo masë disiplinore e marrë në drejtim të drejtuesve të shkarkuar tashmë, ka lidhje me KÇK (Kap Ç’të Kapësh, term i përdorur së fundmi nga kryeministri Edi Rama) dhe e gjitha kjo “zhurmë” është krijuar për të larguar personat e vetëm të aftë që drejtoria e përgjithshme e burgjeve kishte në përbërje të saj.

“Faktikisht mora shkas dhe nga ngjarja e fundit ku në rastin Dajti pati disa shkarkime. Drejtori i policisë së burgjeve z.Kaçorri drejtori i burgut të Peqinit edhe komandanti i forcave operacionale të DAP-it që është brenda sistemit të burgjeve. Faktikisht unë dua të sqaroj juve dhe publikut që të gjithë të burgosurit, pavarësisht nga rrezikshmëria që ata kanë, gëzojnë të gjithë të drejtat përveç lirisë. Pra është e drejtë e çdo të burgosuri që në rast ku është i sëmurë ka të drejtë me shpenzimet e veta, që të kërkojë klinikë private apo spital privat. Nuk është rasti i parë rasti Dajti, ka dhe disa raste të tjera që janë shoqëruar në bazë të një plani masash të detajuara me dijeni të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe në dijeni të drejtorit të policisë së shtetit. Kjo është një marrëveshje midis dy ministrive asaj të brendshmes dhe asaj të rendit. Për mendimin tim çdo gjë është bërë konform të gjitha rregullave. Unë flas si anëtar i Komisionit të Sigurisë kombëtare, flas si ish drejtues i lartë në policinë e shtetit por edhe si ish zv drejtor i përgjithshëm i burgjeve. E gjithë kjo “zhurmë” është bërë për të larguar të vetmit që ngelën të aftë në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve siç që zoti Kaçorri. Unë çdo gjë e lidh me KÇK që në radhë të parë është brenda sistemit të burgjeve”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!