Home Aktualitet Rindërtimi pas tërmetit/ Shpallen 9 zona të përshtatshme për zhvillim në bashkinë e Tiranës

Rindërtimi pas tërmetit/ Shpallen 9 zona të përshtatshme për zhvillim në bashkinë e Tiranës

nga Albina Hoxhaj

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpalljen e zonave të reja për zhvillim në disa njësi administrative në Tiranë, dhe caktoi bashkinë e Tiranës si njësi zbatuese.

Këto zona iu bashkohen atyre të miratuara më herët në Thumanë, Laç e Shijak. Qeveria ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kështu, në mbështetje të aktit normativ “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, me propozim të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar, zonën 5 Maji, njësitë administrative 4 dhe 8.

Këshilli i Ministrave caktoi bashkinë e Tiranës si njësi zbatuese, për: ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara; ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike; realizimin e ndërtimeve në këtë zonë; çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone.

Po ashtu, u shpallën zona të  përshtatshme për zhvillimin e detyruar, edhe zona autotraktori, njësia administrative 1, zona 1, njësia administrative Baldushk, zona Kombinat, njësia administrative 6, zona 1, njësia administrative Ndroq, zona 1, njësia administrative Pezë, zona Universiteti Bujqësor i Tiranës, njësia administrative 11, zona 1, njësia administrative Vaqarr, zona 1, njësia administrative Zall-Hell.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Më herët në një komunikim për mediet, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj tha se, praktikisht dhe ligjërisht çështja e rindërtimit në zonat përkatëse ka marrë shpejtësinë dhe rrugën e duhur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!