Home Kronike Pas vrasjes zhduku trupin e Prengës, Festim Bexhdili ‘indiferent’ para togave të zeza: Hiç ja merrem me punë…

Pas vrasjes zhduku trupin e Prengës, Festim Bexhdili ‘indiferent’ para togave të zeza: Hiç ja merrem me punë…

nga Albina Hoxhaj

Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës, Festim Bexhdili, i cili dyshohet se është personi që zhduku trupin e Jak Prengës dhe gjithë provat që mund të inkriminonin shokun e tij.

Bexhdili nga Germeni i Kavajës megjithëse ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarja kur është pyetur nga trupa gjykuese për punën që ai bënte ka dhënë deklaratë të paqartë. 

“Hiç ja merrem me punë…” është shprehur ai.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parëku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!