Home Aktualitet Kjo është zyrtarisht juria e Këngës Magjike 2019

Kjo është zyrtarisht juria e Këngës Magjike 2019

nga Albina Hoxhaj

Kënga Magjike është një ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës moderne shqiptare. Çdo vit ky festival sjell risi sa i përket artistëve, por edhe jurisë. Kush do të jetë pjesë e jurisë këtë vit? Në puntatën e parë të së dielës shqiptare është zbuluar zyrtarisht edhe juria e Këngës Magjike 2019. Ata janë: Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone (Erida dhe Arbri Kadena). Formula e votimit është ndryshuar këtë vit dhe fituesin do ta zgjedhin, artistët pjesëmarrës, por edhe publiku. Ndërkohë juria do të vendosë për artistët e rinjë të cilët marrin statusin BIG, nëse arrijnë të pëlqehen nga 6 anëtarët e jurisë.

Lajme te ngjashme