Home Bota Conte konfirmon dy rastet e para të Koronavirusit në Itali

Conte konfirmon dy rastet e para të Koronavirusit në Itali

nga Albina Hoxhaj

Italia ka konfirmuar rastet e saj të para të koronavirusit vdekjeprurës, menjëherë pasi shpërthimi i Koronavirusit kaloi në shifra alarmante, fakt ky që çoi edhe OBSH-në të shpallte emergjencë globale shëndetësore.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se dy turistët kinezë kanë rezultuar me teste pozitivë për virusin. Që në këtë moment ai ka urdhëruar që të gjitha fluturimet midis Italisë dhe Kinës të  anulohen  pasi mjekët mendojnë se rrezikohen mijëra njeërz të tjerë si shkak i tyre.

“Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka nxjerrë një “dekret për mbylljen e fluturimeve ajrore nga Italia drejt Kinës.”- tha Kryeministri Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp.

“Ne mendojmë se jemi vendi i parë i BE që morëm këtë masë paraprake. Jam i sigurt se situata do të mbetet e përmbajtur.”- tha Conte pasi raportoi se dy turistë kinezë kishin virusin.

Policia ka mbyllur dhomën ku ata kishin qëndruar në një hotel në qendër të kryeqytetit, dhe turistë të tjerë kinezë që kishin mbërritur në Itali nga i njëjti grup që kishin qenë edhe dy turistët, po testohen  për virusin, shkruajnë mediat italiane.  

Drejtori i Spallanzani Giuseppe Ippolito tha se autoritetet po gjurmonin lëvizjet e çiftit. Ata besohet se kanë mbërritur në Itali në qytetin verior të Milanos mbi një javë më parë.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!