Home Aktualitet Rreziku nga koronavirusi/ Silva Bino: Në Shqipëri nuk kemi asnjë person të infektuar, masat që duhet të marrin

Rreziku nga koronavirusi/ Silva Bino: Në Shqipëri nuk kemi asnjë person të infektuar, masat që duhet të marrin

nga Albina Hoxhaj

Në mbledhjen e sotme të  Task-Forcën shëndetësore,  shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi. Ajo ka theksuar se edhe në Shqipëri duhet të merren masa që mos përhapet virusi në vendin tonë.  

“Unë nuk të thoja shumë më tepër se c’ju thatë. Unë do të theksoj diçka për shpalljen e emergjencës globale. Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë, njerëzit e lidhin me ndalimin e mallrave dhe udhëtimeve por kjo nuk rekomandohet. Kjo ngjarje është me rëndësi të madhe, është një ngjarje që ka prekur shumë vende të botës. Vendet nisin nivelin e ndërgjegjmërisë. Kjo është ajo çka po bëjmë edhe ne. Pavarissht se rritet rrezikut ne aktualisht nuk kemi asnjë rast. Ne po rritimin kapacitetin për diagnozën e shpejtë të rastit. Ne po bashkëpunojmë me OBSH-në të rritur masat për mos marrjen e infeksionit. Ne duhet të rritim përgjegjshmërinë e çdo personeli shëndetësor, që të dinë të mbrohen dhe marrin masat e duhura.”, u shpreh ajo.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!