Home Bota Kina merr vendimin/ Nga data 3 shkurt do të prodhohen çdo ditë nga 1 milionë maska për kufizimin e përhapjes së koronavirusin

Kina merr vendimin/ Nga data 3 shkurt do të prodhohen çdo ditë nga 1 milionë maska për kufizimin e përhapjes së koronavirusin

nga Albina Hoxhaj

Mediat e huaja kanë njoftuar se duke filluar nga  data 3 shkurt Kina çdo ditë do të prodhojë 180 milion maska për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të Wuhan.

Është vendosur që të zbatohet pasi është pasi virusi është shpërndarë në mënyrë të shpejtë duke vrarë  170 perosona dhe 7000 të tjerë janë infektuar .

Sipas urdhërit që ka vendosur shteti do të prodhohen rreth 1 milionë maska në ditë dhe qendrat e  prodhimit do të jenë në megaqytetet e Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing.  

Urdhëri i ri mendohet se do jetë në gjendje të zhbëj ndryshimin midis ofertës dhe kërkesës në rritje për maska dhe mjetet të tjera mbrojtëse nga koronavirusi.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër   të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!