Home Shendet Shënohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri, gruaja nuk ishte vaksinuar

Shënohet viktima e parë nga gripi në Shqipëri, gruaja nuk ishte vaksinuar

nga Albina Hoxhaj

Është shënuar viktima e parë nga virusi i gripit të zakonshëm në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 61-vjeçare, e cila vuante nga sëmundje kronike, por që nuk ishte vaksinuar. Pas komplikacioneve për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe pneumonisë, gjendja e saj është rënduar. Gruaja është shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, ku edhe humbi jetën ditën e sotme. Ndërkohë, ISHP ka publikuar sot analizat duke theksuar se gruaja ka ndërruar jetë për shkak të virusit të gripit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!