Home Kronike Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç 20 vite më parë, ja kush është i shumëkërkuari nga Fieri

Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç 20 vite më parë, ja kush është i shumëkërkuari nga Fieri

nga Albina Hoxhaj

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme një tjetër person që është shpallur në kërkim për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Engjëll Brahimi, i dënuari me burg përjetë, i cili është një nga 50 të kërkuarit per t’u kapur nga Njësia e Kërkimit në Policinë shqiptare.

Njoftimi i policisë:

I dënuari me burg përjetë Engjëll Brahimi

Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!