Home Politike Paketa ‘Anti-Shpifje’ në Venecia, mazhoranca tërhiqet nga votimi në Kuvend

Paketa ‘Anti-Shpifje’ në Venecia, mazhoranca tërhiqet nga votimi në Kuvend

nga Albina Hoxhaj

Komisioni i Venecias ka vendosur që të shqyrtojë Paketën Antishpifje, ndërsa Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se ‘Venecia’ do të diskutojë në procedurë të përshpejtuar më 21 mars këtë paketë, ndërsa shtoi se në Tiranë pritet të vijë në delegacion në muajin shkurt. Sipas socialistit, shtyrja e votimit në Parlament do të bëhet deri sa ‘Venecia’ të sjellë raportin në mars.

“Historia e informaliteti në sektorin e medias duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. E mora fjalën për të informuar Kuvendin, që edhe pas miratimit të paketës ‘Anti-Shpifje’ ne kemi komunikuar me partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne jemi anëtarë prej vitesh në Këshillin e Europës. Dua të ndaj me ju se me reporterët, kemi qenë në komunikim të vazhdueshme për disa çështje dhe kemi vendosur që të kërkohet një opinion më i thelluar nga institucioni që ne shqiptarët e kemi gjithëpranuar, jo vetëm ne, sikur se është Komisioni i Venecias. Dua t’ju informojë se sapo më ka ardhur komunikim nga Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias ka pranuar që ta shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar në sesionin e 21 marsit. Gjatë muajit shkurt përfaqësues të Komisionit të Venecias do të vinë në Trianë për të dialogur me ne, me këdo. Votimi i dekretit për mediat audiovizive, diskutimi për të të shtyhet, deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet, më 20-21 mars.”, tha Balla.

Paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën. Ndëkohë kreu i shtetit i dorëzoi një kërkesë “Venecias” për të shqyrtuar kët♪7 paketë, veprim që erdhi dhe nga Komisioni Europian.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!