“Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin”, Presidenti Meta mesazh forcave politike: Të bashkohemi, koha nuk pret!

Read Time:1 Minute, 2 Second

Largimi i shqiptarëve nga vendi, kryesisht i të rinjve është një nga çështjet më shqetësuese të këtyre viteve të fundit. Për të fenomen ka reaguar edhe Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili në një postim në Facebook ka deklaruar se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët që të mos largohen nga vendi. Presidenti ka theksuar se koha nuk pret, ndaj duhet të veprohet menjëherë.

“Të dashur qytetarë, Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! SHQIPËRIA meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. KOHA NUK PRET! Ju ftoj të lexoni këtë shkrim të Monitor.”, shprehet Meta.  

Monitor në një shkrim të fundit, shkruan se bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika pasi vendi ynë po shpopullohet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post A DO REAGOJNË SHOQATAT DHE INTELEKTUALËT TROPOJANË?
Next post Njohja e patentave në Gjermani, DW: Procesi do kohë, provimi për patentat nuk do të jepet në shqip