Home Bota Shkon në 17 numri i viktimave nga Koronavirusi dhe 7.711 të prekur në Kinë

Shkon në 17 numri i viktimave nga Koronavirusi dhe 7.711 të prekur në Kinë

nga Albina Hoxhaj

Numri i vitimave sa vjen dhe rritet në Kinë për shkak të virusit vdekjeprurës. Të paktën 170 persona kanë humbur jetën ndërsa 7.711 janë prekur nga koronavirusi, sipas mediave të huaja.

Ndërkohë një rast është konfirmuar edhe në Tibet, virus ky që është përhapur jo vetëm në rajonet e Kinës por deri në Europë.

Infeksionet janë përhapur edhe 16 vende të tjera. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të takohet të mblidhet ditën e sotme për të diskutuar nëse virusi përbën një emergjencë globale shëndetësore.

“Në ditët e fundit përparimi i virusit, veçanërisht në disa vende, transmetimi nga njeriu te njeriu, na shqetëson.”- tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të ditën e djeshme, duke treguar rastin e Gjermanisë, Vietnamin dhe Japoninë.  

“Megjithëse numrat e të prekurëve jashtë Kinës janë ende të vogla, ato janë dyshuese për një shpërthim shumë më të madh.”-është shprehur ai.

Lajme te ngjashme