Home Aktualitet Në fund të muajit shtator Bundestag-u vendos për Shqipërinë

Në fund të muajit shtator Bundestag-u vendos për Shqipërinë

nga Arian

Zyra e Kancelares gjermane bëri një deklaratë zyrtare rreth takimeve të kryeministrit Rama me Merkel. Në njoftim theksohet se në fund të shtatorit, Bundestag-u do të vendosë nëse do të jetë pro ose kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri. Gjithashtu konfirmohet se Berlini është ndër shtetet që mbështet integrimin europian të Tiranës. “Merkel pranoi se pavarësisht vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin” thuhet në komunikatën e zyrës së kancelares gjermane.

Lajme te ngjashme